17 Nëntor 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 117/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 117/2016 “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit “Modernizimi i asistencës sociale”, të ratifikuar me ligjin nr 84/2012”.
Nr. Dekretit 9854
Tiranë, më 17.11.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI