18 Nëntor 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 118/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 118/2015 “Për një shtesë në ligjin nr. 74/2015, “Për miratimin e marrëveshjeve ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “S2 Albania”, sh.p.k. dhe “Rapiscan systems”, INC, “Për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve” dhe “Për ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 123/2013”, si dhe të tarifës së shërbimit të skanimit”.
Nr. Dekretit 9319
Tiranë, më 18.11.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI