17 Nëntor 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 118/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 118/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor”.
Nr. Dekretit 9855
Tiranë, më 17.11.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI