4 Dhjetor 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 126/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 126/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, faza I, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main për fuqizimin institucional për programin “Infrastruktura bashkiake III/IV”, furnizimi me ujë dhe kanalizime për vendndodhjet Berat-Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamzë, Librazhd dhe Lushnjë”.
Nr. Dekretit 9334
Tiranë, më 04.12.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI