17 Tetor 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 132/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 132/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin kuadër “Horizon 2020 – programi për kërkim dhe inovacion””.
Nr. Dekretit 8750
Tiranë, më 17.10.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI