9 Janar 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 139/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 139/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit”.
Nr. Dekretit 9942
Tiranë, më 09.01.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI