6 Mars 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 14/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 14/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë”.
Nr. Dekretit 8509
Tiranë, më 06.03.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI