19 Mars 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 16/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 16/2015, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera te pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 8999
Tiranë, më 19.03.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI