12 Nëntor 2013 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 165/2013
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 165/2013 “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa S. P. A. “Për projektin pilot për krijimin dhe testimin e sigurimeve të buta, me qëllim mbulimin e rreziqeve në agrikulturë””.
Nr. Dekretit 8386
Tiranë, më 12.11.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI