26 Dhjetor 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 165/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 165/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas nr. ALB-0028 ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për pjesëmarrjen në financimin e projektit të rindërtimit të rrugëve dytësore dhe lokale”.
Nr. Dekretit 8866
Tiranë, më 26.12.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI