Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 167/2013

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 167/2013

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 167/2013 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin”.

Nr. Dekretit 8390
Tiranë, më 14.11.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            

BUJAR NISHANI