24 Dhjetor 2013 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 173/2013
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 173/2013 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”.
Nr. Dekretit 8441
Tiranë, më 24.12.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI