Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 174/2014

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 174/2014

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 174/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit Suprem të Fuqive Aleate në Europë (SHAPE) e Shtabit të Komandës Supreme Aleate për Transformimin, në plotësim të Protokollit të Parisit”.

Nr. Dekretit 8878
Tiranë, më 30.12.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                BUJAR NISHANI