Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 184/2014

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 184/2014

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 184/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, përfaqësuar nga Komisioni Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Unionit “Doganat 2020””.

Nr. Dekretit 8892
Tiranë, më 09.01.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            

BUJAR NISHANI