6 Mars 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 20/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 20/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, “Huamarrësi”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, për programin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, rajoni Vlorë”.
Nr. Dekretit 10062
Tiranë, më 06.03.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI