24 Mars 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 26/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 26/2016 “Për ratifikimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Federal Zviceran, i cili amendon konventën e datës 12 nëntor 1999 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane për shmangien e taksimit të dyfishtë, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”.
Nr. Dekretit 9478
Tiranë, më 24.03.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI