7 Prill 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 29/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 29/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – Rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës””.
Nr. Dekretit 10118
Tiranë, më 07.04.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI