24 Mars 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 30/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 30/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit, në fushën “Bujqësia dhe zhvillimi rural” (IPARD)”.
Nr. Dekretit 9482
Tiranë, më 24.03.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI