24 Mars 2016 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 31/2016
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 31/2016 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e financimit ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020, alokimi i vitit 2014, në kuadër të Instumentit të Asistencës së Paraaderimit IPA II”.
Nr. Dekretit 9483
Tiranë, më 24.03.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI