Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 33/2016

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 33/2016

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 33/2016 “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP) për Fondin Global Mjedisor, për projektin me madhësi mesatare të ripërtëritjes së Lagunës Kune-Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem”.

Nr. Dekretit 9505
Tiranë, më 06.04.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI