21 Prill 2014 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 35/2014
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 35/2014 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës për mbrojtjen shoqërore”.
Nr. Dekretit 8545
Tiranë, më 21.04.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI