9 Shkurt 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 4/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 4/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2016, për projektin “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Maqedoni (zgjerim)””.
Nr. Dekretit 10001
Tiranë, më 09.02.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI