Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 49/2015

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 49/2015

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 49/2015, “Për ratifikimin e ndryshimit nr. 4, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

Nr. Dekretit 9109
Tiranë, më 21.05.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                BUJAR NISHANI