4 Maj 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 53/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 53/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes së ndryshimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me marrëveshjen me qeverinë e vendit pritës”.
Nr. Dekretit 10263
Tiranë, më 04.05.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI