27 Prill 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 55/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 55/2017 “Për ratifikimin e ndryshimit nr.1 të marrëveshjes së kredisë për eksport ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe Unicredit Bank Austria AG, lidhur me financimin e projektit “Shëndetësia elektronike në Shqipëri -Regjistri Mbarëkombëtar i Shëndetësisë Elektronike”, ratifikuar me ligjin nr.69/2014”.
Nr. Dekretit 10224
Tiranë, më 27.04.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI