23 Qershor 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 59/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 59/2015, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”.
Nr. Dekretit 9143
Tiranë, më 23.06.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI