23 Qershor 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 60/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 60/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim për paradhënie për përgatitjen e projektit të propozuar “Shërbime publike me në qendër qytetarin””.
Nr. Dekretit 9144
Tiranë, më 23.06.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI