23 Qershor 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 63/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 63/2015, “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën Fondin e Përbashkët Europian të Ballkanit Perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri”.
Nr. Dekretit 9147
Tiranë, më 23.06.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI