13 Korrik 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 67/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 67/2015 “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave”.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 67/2015 “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave”.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9168
Tiranë, më 13.07.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI