13 Korrik 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 68/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 68/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes së dëmshpërblimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për garancinë e bazuar në politika për financat publike në Shqipëri, dhe marrëveshjes së huasë me afat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, që vepron nëpërmjet Ministrisë së Financave, si huamarrës, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, si garantues, dhe Deutsche Bank AG, dega e Londrës, si huadhënës fillestar, të rregulluar nga Deutsche Bank AG, dega e Londrës, si rregullues kryesor i mandatuar, Deutsche Bank AG, dega e Londrës, si agjent, Deutsche Bank AG, dega e Londrës, si agjent dokumetacioni”.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 68/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes së dëmshpërblimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për garancinë e bazuar në politika për financat publike në Shqipëri, dhe marrëveshjes së huasë me afat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, që vepron nëpërmjet Ministrisë së Financave, si huamarrës, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, si garantues, dhe Deutsche Bank AG, dega e Londrës, si huadhënës fillestar, të rregulluar nga Deutsche Bank AG, dega e Londrës, si rregullues kryesor i mandatuar, Deutsche Bank AG, dega e Londrës, si agjent, Deutsche Bank AG, dega e Londrës, si agjent dokumetacioni”.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9169
Tiranë, më 13.07.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI