18 Maj 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 70/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 70/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Nr. Dekretit 10325
Tiranë, më 18.05.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI