18 Maj 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 74/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 74/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, (Përfituesi), dhe KfW Frankfurt am Main, (KfW), për programin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, masat shoqëruese (rajoni Vlorë)”.
Nr. Dekretit 10328
Tiranë, më 18.05.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI