18 Maj 2017 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 76/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 76/2017 “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për projektin “Shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të orientuara drejt konsumatorit dhe performancës””.
Nr. Dekretit 10330
Tiranë, më 18.05.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI