Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 77/2017

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 77/2017

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 77/2017 “Për ratifikimin e ndryshimit nr. 1 të marrëveshjes së kredisë për eksport ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri nëpërmjet e-edukimit”, të ratifikuar me ligjin nr. 79/2014”.

Nr. Dekretit 10331
Tiranë, më 18.05.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI