1 Mars 2013 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 82/2013
D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 82/2013 “Për disa shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 8041
Tiranë, më 01.03.2013
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI