30 Korrik 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 84/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 84/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, në lidhje me marrëveshjen e huas, në shumën 40 milionë euro, ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh. a., (OST), dhe KfW, në mbështetje të projektit “Efiçenca energjetike – programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike””.
Nr. Dekretit 9196
Tiranë, më 30.07.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI