9 Tetor 2012 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 85/2012
D E K R E T
PËR
SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 85/2012 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 7776
Tiranë, më 9.10.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI