Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 85/2015

Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 85/2015

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 85/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sh. a. (agjencia zbatuese e projektit), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për shumën 20 milionë euro, për programin “Energji ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit””.

Nr. Dekretit 9197
Tiranë, më 30.07.2015
 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI