30 Korrik 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 87/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 87/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2009, për projektin “Energjia ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit””.
Nr. Dekretit 9199
Tiranë, më 30.07.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI