30 Korrik 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 89/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 89/2015 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Efiçenca energjetike përmes sektorit bankar””.
Nr. Dekretit 9201
Tiranë, më 30.07.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI