25 Shtator 2015 Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 97/2015
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 97/2015, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Huamarrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjensia e zbatimit të projektit”, dhe KfW am Main, “KfW”, lidhur me Furnizimin me Ujë të zonave Rurale III, me një hua në shumën 24 000 000 euro”.
Nr. Dekretit 9234
Tiranë, më 25.09.2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI