23 Maj 2017 Presidenti Nishani dekreton shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit 90/2017
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT
Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Neni 1
Shpalljen e ligjit nr. 90/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar.
Neni 2
Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 90/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar.
Neni 3
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë
Nr. Dekretit 10368
Tiranë, më 23.05.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI