Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Bujar Sheshi në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda Tiranë

Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Bujar Sheshi në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda Tiranë

  D E K R E T
      PËR
   TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 8, pika 2, gëma “c”, dhe 24, pika 1 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Bujar Sheshi, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit  8883  
 Tiranë, më  8 Janar 2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                      BUJAR NISHANI