8 Nëntor 2016 Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Gëzim Çopa në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë
D E K R E T
PËR
TRANSFERIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, dhe nenit 24, pika 1, të ligjit nr.8737 datë 12.02.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Gëzim Çopa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, transferohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9838
Tiranë, më 08.11.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI