8 Janar 2015 Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Hysen Keta në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë
D E K R E T
PËR
TRANSFERIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 8, pika 2, gëma “c”, dhe 24, pika 1 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Hysen Keta, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8886
Tiranë, më 8 Janar 2015
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI