8 Nëntor 2016 Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Madrid Kullolli në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës
D E K R E T
PËR
TRANSFERIM PROKURORI
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, dhe nenit 24, pika 1, të ligjit nr.8737 datë 12.02.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Madrid Kullolli, prokuror në Prokurorinë Përgjithshme Tiranë, transferohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9833
Tiranë, më 08.11.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI