Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Petrit Çano në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Presidenti Nishani dekreton transferimin e prokurorit Petrit Çano në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

D E K R E T
PËR
TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 8, pika 2, gërma “c”, dhe 24, pika 1 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Petrit Çano, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, transferohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9356
Tiranë, më  14.12.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS


BUJAR NISHANI