31 Korrik 2019 Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, ka dekretuar me shpallje/miratim të 3 (tre) ligjeve të miratuara nga Kuvendi
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje/miratim të 3 (tre) ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe konkretisht:
- Dekret nr. 11241, datë 30.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”;
- Dekret nr. 11243, datë 30.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 55/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”;
- Dekret nr. 11244, datë 30.07.2019, “Për shpalljen e ligjit nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”.