Prof.Dr. Petraq Milo – Profesor Doktor i shkencave ekonomike

 

Petraq Milo është Profesor Doktor i shkencave ekonomike, akorduar ne vitin 2013 nga Universiteti i Tiranes. Ka mbrojtur gradën Doktor në Institutin e Studimeve Ekonomike CERDI (Universiteti i Clermond-Ferrand, France, 1999). Diplomuar në Master në Administrimin e Politikave Ekonomike në Institutin e Studimeve Ekonomike CERDI (Universiteti i Clermont-Ferrand, France, 1996). Diplomuar Ekonomist për Industrine në 1988 në Fakultetin e Ekonomisë Universiteti i Tiranës. Diplomuar Oficer i Artilerise Tokesore në 1981 në Shkollën e Lartë të Bashkuar.

Fillimet e karrierës së tij i përkasin punës si pedagog i arsimit te lartë, ekonomist dhe drejtues në sektoret e tregtisë dhe industrisë, dhe më tej në vitin 1991 në Ministrinë e Financave si drejtor i Çmimeve dhe Pagave, me pas Drejtor i Analizave Makroekonomike, dhe në vijim Drejtor i Përgjithshëm i Buxhetit. Në vitin 1996 ka punuar pranë Bankës Botërore në Washington D.C, (SHBA). Në vazhdim ka ofruar konsulencë në projekte pranë CERDI (Francë),  Agjencia Franceze e Zhvillimit (Francë); Banka Botërore;  GIZ (Gjermane) dhe në projekte të Bashkimit Europian.

 

Ne periudhën 2000 – 2005, ka ushtruar funksione drejtuese në Kosovë në Shtyllën e 4 të Bashkimit Europian e të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), si drejtor i  Buxhetit pranë Autoritetit Qëndror Fiskal, drejtues i Zyres se Politikave, drejtues i Zyrës Fiskale dhe Sekretar i Keshillit Ekonomik dhe Fiskal. Si perfaqesues i UNMIK në periudhen 2003 – 2005 eshte zgjedhur Anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Autoritetit Bankar ne Kosove. Nga viti 2005 deri ne vitin 2013 ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për financat publike dhe politikat monetare. Nga nëndori i vitit 2019 mban pozicionin e Këshilltarit Ekonomik të Presidentit të Republikes.

Z.Milo ka pasur ne vite angazhime si anëtar i Bordit të Koorporatës të Naftës (1992-1994), anëtar i Bordit të Sigurimeve Shoqërore (1992-1994); President i Komitetit të Borxhit (1994); anëtar i Bordit të KESH (2005-2006); Kryetar i Bordit të INSIG (2006-2011). Aanëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nga viti 2011 deri në vitin 2018.

Në fushën akademike eshte angazhuar si lektor pranë Institutit te Studime Ekonomike CERDI (Universiteti Clermont-Ferrand, Francë); si asistent profesor në Universitetin e Tiranës dhe Institutin e Studimeve Europiane; si asistent profesor në Universitetin e Biznesit dhe të Teknollogjise (Kosovë); si asistent profesor dhe themelues i Universitetit të Europës Juglindore  (Maqedoni). Nga viti 2013 e në vazhdim eshte lektor i financave publike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranes. Është autor i studimeve dhe publikimit të librave, si dhe udhëheqës i studimeve master dhe doktoraturave në fushën e ekonomisë dhe të financave publike.

Është njohës shumë i mirë i gjuhëve angleze, franceze dhe italiane.

Z.Petraq Milo është i martuar dhe ka dy femije.