
23 Janar 2021 Prononcim për mediat i Presidentit Meta nga qyteti i Durrësit
Pyetje: Zoti President, në lidhje me mediat italiane dhe ngjarjen e fundit në përfshirjen e disa zyrtarë të lartë shqiptarë, në çështje të pastrimit të parave. Cili është komenti Juaj? Mendoni se SPAK-u, duhet të nisi hetim për këtë çështje..?
Presidenti Meta: Pa asnjë diskutim, problemi i pastrimit të parave është tashmë një problem i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare, që bëjnë vlerësime apo kategorizimin e vendeve të caktuara në këtë drejtim.
Të gjitha çështjet, që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali dhe të drejtësisë italiane, për gjithçka që ka të bëjë më Shqipërinë, padyshim duhet të ndiqen menjëherë edhe nga institucionet tona.
Pyetje: Zoti President, para dy ditësh Ministria e Jashtme, shpalli non grata, një diplomat të ambasadës Ruse. Keni ndonjë koment?
Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment. Besoj se, Ministria ka pasur arsyet dhe argumentet e saj për të bërë këtë veprim.